Mbappe nervoz me PSG-në, pretendon se skuadra nuk i përmbushi premtimet

09:21 | 10 Tetor 2022
A Z

Kylian Mbappe nuk është aspak i lumtur te PSG. “Le Parisien” shkruan se ylli francez është i zhgënjyer me pozitën që trajneri Galtier po e aktivizon atë.

Mbappe ka dërguar notë kritike tek skuadra e tij ngase pozita ku ai po luan nuk korrespondon me premtimet që i janë bërë kur nënshkroi kontratën e tij të re para sezonit.

Gazeta franceze shkruan në artikull se nervozizmi i Mbappes është shfaqur indirekt edhe në ndeshjet e fundit ku lojtari nuk ka treguar performancë të lartë në dy ndeshjet e fundit me PSG-në./Indeks

Shpërndaje në rrjete sociale