FC 2 Korriku garat evropiane në UEFA Youth League do t’i fillojë nga raundi i dytë i Domestic Champions Path në edicionin 2025/26.
Paraditen e sotme, klubi kryeqytetas ka marrë njoftimin zyrtar nga organet e shtëpisë evropiane të futbollit lidhur me përditësimin e “Access List 2025-26”, e cila konfirmon se skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, FC 2 Korriku, aventurën evropiane këtë vit do ta nis nga 22 Tetori, kur edhe do të zhvillohet ndeshja e parë zyrtare e raundit të dytë.
Ky sukses pa dyshim se është shtysë dhe vlerësim maksimal për futbollin kosovar në përgjithësi, gjithnjë duke e kujtuar ecurinë fantastike në sezonin debutues 2024/25, kur FC 2 Korriku arriti kalimin e dy raundeve të Domestic Champions Path.
Rikujtojmë se shorti për edicionin e ri të UEFA Youth League do të hidhet më 03 Shtator 2025 në Nyon të Zvicrës.
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...