2 Korriku ka fituar edhe ndeshjen e kthimit në UEFEA Youth League pasi ka mposhtur Bylysin e Ballshit me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi me disa raste shënimi për vendasit, por pa sukses.
Pjesa e parë u mbyllë me rezultatin e barabartë 0-0.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 61-të, kur Haris Isufi realizoi gol të bukur pasi doli përballë me portierin mysafirë dhe realizoi për 1-0.
Mysafirët u rikthyen në lojë me anë të Chidera Nwaneri ku barazoi rezultatin pasi shënoi nga afërsia për 1-1.
Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm tre minuta, pasi Rin Ahmeti realizoi për t’i dhënë fitoren 2 Korrikut për 2-1.
Kësisoj 2 Korriku kalon në rrethin tjetër të UEFA Youth League me rezultat të përgjithshëm 4-2 pasi edhe në ndeshjen e parë triumfuan me rezultat 2-1.. /Telegrafi/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...