Real Madrid do të ndeshet me skuadrën e Elches në kuadër të xhiros së 16-të të La Ligas.
Për “Los Blancos” lajm i keq është lëndimi i Rodrygo Goes, i cili parashihet të qëndrojë jasht fushave per tre muaj. Fatmirësisht futbollistët si Eden Hazard dhe Luka Modric do të jenë të gatshëm në ndeshjen ndaj Elche, transmeton lajmi.net.
Real Madrid do të zhvillojë ndeshjen të mërkurën, ndërsa ata udhëtojnë për t’u përballur me Elche dhe shpresojnë të marrin fitore. Aktualisht Reali ka barazuar pikët me liderin, Atletico Madrid, dhe shpreson të vazhdojë serinë pozitive të rezultateve.
Pas rikthimit në stërvitje sot, vetëm Rodrygo mungoi pasi mori një dëmtim në muskul në pjesën e parë të ndeshjes kundër Granada. Pjesa tjetër e grupit duket se do të jetë në gjendje të përsosur për ndeshjen e tyre të fundit të vitit 2020 në “Estadio Manuel Martínez Valero”
Ndeshja zhvillohet në 21:30, me Eden Hazard që pritet të luajë pasi ai qëndroi në stol në fitoren e fundit të Real Madrid.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...