Zvicra ka shënuar fitore bindëse ndaj Bullgarisë me rezultat 4-0.
Me këtë fitore dhe më barazimin e Italisë ndaj Irlandës, zviceranët kanë siguruar kualifikimin tutje për në kompeticionin më të madh në botë, e cila do të mbahet në Katar në vitin 2022.
Kjo ishte poashtu edhe ndeshja e 100-të e kosovarit, Xherdan Shaqiri, i cili gjatë ndeshjes ka dhuruar dy asistime spektakulare.
Golin e parë e shënojë Noah Okafor i cili u asistua nga Xherdan Shaqiri në minutën e 33-të.
Goli i dytë erdhi në minutën e 57-të nga R.Vargas goli i tretë në minutën e 72-të nga C. Itten.
Goli i fundit ndeshjes erdhi nga R.Freuler i cili u asistua nga kosovari, Xherdan Shaqiri. /arbresh.info/
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...