Manchester United ka pësuar humbje pas gjashtë ndeshjeve në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë befasuar në Old Traford nga Wolverhampton Wanderers, pasi kanë pësuar humbje me rezultat minimal 0-1.
Përkundër rasteve të mira nga të dyja skuadrat, 45 minutat e kësaj ndeshje përfunduan ashtu siç filluan, pa gola o-0.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat patën raste të mira shënimi, por u desh të pritej fundi i ndeshjes për ta parë golin e vetëm.
Ishte minuta e 82-të, kur mesfushori portugez Joao Moutinho realizoi një gol të bukur për 0-1.
LEXO EDHE:
Wolves befason Manchester United, kalon në epërsi në fund të ndeshjes
Vendasit tentuan deri në fund të bënin diçka më shumë, por nuk ia arritën të shënonin golin e barazimit dhe Wolves mori tri pikë të mëdha në Old Traford.
Pas kësaj humbje, United mbetet në vendin e shtatë në tabelë me 31 pikë, derisa Wolves ndodhet një pozitë më poshtë me tri pikë më pak.
Ndeshjen e ardhshme Manchester United e luan në udhëtim te Aston Villa, derisa Wolves pret Southamptonin.
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut