Ezequiel Lavezzi ka përfunduar në spital. Ish-futbollisti i njohur i Napolit, PSG-së dhe kombëtares argjentinase, është sulmuar me thikë në Uruguaj.
Një debat me një nga pjesëtarët e familjes së tij ka degraduar në ofendime dhe përdorimin e thikës.
38-vjeçari u dërgua menjëherë në spital në Maldonado (Uruguaj), vend ku ka zgjedhur të jetojë pas tërheqjes nga futbolli.
Versionet e mediave janë të ndryshme, teksa pretendohet se sherri mes familjarëve ka nisur për shkak të parave. Por ende nuk konfirmohet se Lavezzi u ther me thikë nga familjarët e tij.
Ndërkohë që një tjetër version është ai i lëndimit në një festë, me ish-lojtarin ofensiv që ka dëmtuar shpatullën.
Lavezzi kaloi 5 sezone fantastike me Napolin (2007-2012), gajtë së cilave shënoi 48 gola në 188 ndeshje.
Më pas erdhi transferimi te PSG, aty ku argjentinasi regjistroi 35 gola të realizuar në 136 ndeshje. Vitet e fundit të karrierës i kaloi në Kinë tek ekipi Hebei FC./ss
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit