Përballja mes Kosovës dhe Zvicrës siç duket do të ketë atmosferë të zjarrtë.
Tifozët e entuziazmuar për këtë ndeshje kanë arritur që t’i blejnë të gjitha biletat, shkruan arbresh.info.
Në faqen zyrtare të shitjeve të biletave, nuk ka as edhe një stol të lirë.
Ndeshja mes Dardanëve dhe Helvetikëve, do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa shtija e biletave ka filluar sot në mëngjes.
Kujtojmë që pjesë e Kombëtares së Zvicrës janë yje të futbollit botëror, të cilët janë me prejardhje kosovare si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët priten të zbarkojnë në stadiumin legjendar në Prishtinë.
Biletat për tribunat në veri dhe jug kushtuan nga 5 euro, për lindje 10 euro, perëndim 20 euro, kurse bileta VIP 80 euro. /arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...