Arbër Zenelit një ditë më parë përjetoi një humbje të madhe në familje derisa po i gëzohej fitores së përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Atij i vdiq gjyshi, pikërisht në ditën kur do të zhvillohej përballja kundër Azerbajxhanit, ndeshje në të cilën Arbër Zeneli shënoi tre gola fantastik, njofton Klan Kosova.
Por, familjarët kishin zgjedhur që këtë lajm të hidhur të mos ia përcillnin të birit të tyre, kështu ylli i përfaqësueses i solli Kosovës fitore në futboll pavarësisht gjendjes në të cilën po kalonte familja e tij pas humbjes tragjike për të cilën ai nuk ishte fare në dijeni.
Gjyshi i Arbër Zenelit sipas raportimeve kishte ndërruar jetë mesditën e së martës që e lëm pas, saktësisht në ora 15:00.
Dyshohet se rrëmbyen një person dhe e malretuan fizikisht, a...
Prishtinë: Arrestohen katër shtetas të huaj, sekuestrohet ar...
New York Knicks e mposht Clevelandin pas vazhdimeve, në fina...
Konfiskohen armë dhe municion në Pejë e Istog, dy persona ar...
Dogana gjen mbi 10 mijë euro te padeklaruara në Jarinje
Kapen gati 3 mijë litra vaj motorik të kontrabanduar nga Ser...