Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani i është rritur vlera.
Pas formës së shkëlqyer që pati me Ballkanin “Lewa” po kalon momente të mira edhe me skuadrën e re në Rumani, shkruan Arbresh.info.

Rrahmani ishte transferuar në muajin gusht tek skuadra rumune, ku kartoni i tij kishte kushtuar plotë 600 mijë euro.

Ndërsa tani, faqja më e madhe e transferimeve te lojtarëve, Transfermark, ka vlerësuar kartonin e 23-vjeçari me shifër 1.2 milionë euro.

Deri më tani, Rrahmani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë një asistim në Ligën Rumune.
Gjithashtu Albioni ka debutuar edhe me kombëtaren e Kosovës në ndeshjen ndaj Rumanis të cilën “Dardanët” e humbën 2-0.

Ylli i kombëtares së Kosovës ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Malishevës, Bashkimit dhe pjesëtar i grupmoshave të reja. /Arbresh.info/
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...