Një ndeshje dramatike në “Fadil Vokrri” ka përfunduar me triumfin e Prishtinës.
Skuadra nga kryeqyteti mposhti në finalen e Kupës së Kosovës Gjilanin me rezultat 2:0.
Pjesa e parë nuk pati shumë raste, me të dyja skuadrat që nuk rrezikuan shumë.
Kjo pjesë u mbyll 0:0.
Po ashtu ndeshje u ndërpre për disa minutave, pasi tifozët e Prishtinës kanë hedhur mjete piroteknike në fushë gjë që ka quar deri te ndërprerja e lojës.
45 minutat e dytë ishin një histori tjetë.
Prishtina në minutën e 65 zhbllokoi rezultatin me anë të Genc Hamitit.
Derisa, Mërgim Pefqeli me eurogol “gjunjëzon” Gjilanin.
Gjilani u duk se kishte një fije shpresë për ta rikthyer rezultatin, por goli që shënuan u anulua për pozicion jashtë loje.
Prishtina ngriti këtë trofe për herë të parë që nga viti 2019./Arbresh.info/
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...