Federata e Futbollit të Kosovës ka vazhduar traditën e saj në organizimin e Superkupës, Kosovë-Diasporë.
Nesër në orën 13:00 në Kampin Nacional në Hajvali, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës do të zhvillohet ndeshja ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Prishtina dhe fituesit të Kupës së Kosovës për Gjermani, FC Kastrioti Stukenbrock, shkruan Arbresh.info.
Ky aktivitet është tradicional tash e disa vite dhe ka për synim që të afrojë bashkëatdhetarët tanë me vendlindjen, por njëherësh edhe promovon pasionin dhe talentin e futbollit të bashkëatdhetarëve tanë në Diasporë
Kujtojmë se kampion në fuqi i kësaj kupe është Llapi./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?