Mauricio Pochettino do të i rikthehet stolit të trajnerit.
Kështu ka raportuar “The Athletic”, të cilët bëjnë të ditur se selektori argjentinas do të emërohet selektori i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Arbresh.info.
Ish-trajneri i Tottenhamit, Chelseat, dhe Paris Saint-Germain, ishte përmendur si njëri ndër zëvendësuasit të selektorit të Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, mirëpo siç duket, ai do të emërohet selektori tek një kombëtare tjetër.
Ai si trajner e ka arritur një finale të Champions League me Tottenhamin dhe ka fituar titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën e Francës me Paris Saint-Germain.
Pochettino synon ta ketë një përvojë të suksesshme me ShBA-të duke nisur nga Botërori 2026, i cili do të mbahet pikërisht në këtë vend. /Arbresh.info
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit