Peja të mërkurën e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi në këtë edicion të FIBA Europe Cup.
Pejanët do të ndeshen me skuadrën e njohur holandeze, Heroes Den Bosch, nesër nga ora 19:00, në palestrën “Karagaçi”, shkruan Arbresh.info
Kujtojmë se shqipëtari i cili e përfaqëson Finlandën në basketboll ka qenë pjesë e kësaj ekipe për disa sezone.
Skuadra e Rami Hadar, në sfidën e parë ishte mundur nga skuadra gjermane NINERS Chemnitz 98:72, kurseHeroes Den Bosh ishte mposhtur nga GE Spojnia Stargard me rezultat 89:92.
Kampionët e Kosovës ishin në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, por kishin pësuar nga kampionët e shumëfishtë të Danimarkës, Bakken Bears Aarhus, 103:79.
Verdhezinjtë kanë ftuar tifozët për përkrahje, në spektaklin e basketbollit, që pritet të jetë të mërkurën mbrëma në ‘Karagaçi’, ku lojtarët më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tyre.
Kujtojmë se Peja ka qenë edhe në edicionin 2016-17 pjesë e grupeve të FIBA Europe Cupe, ku u rendit në vendit e fundit me një fitore dhe pesë humbje./Arbresh.info/
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...