Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madrid.
Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 1:1.
City e filloi ndeshjen duke dominuar topin, si dhe rastet.
Megjithatë ishin “Mbretërit” që morën epërsinë.
Pas një aksioni të bukur skuadra e Carlo Ancelottit gjeti rrjetën me një super goditje të Vinicius Junior.
Në pjesën e dytë ekipi i Pep Guardiolas u kundërpërgjigj me golin e Kevin de Bruyne nga largësia.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në “Etihad”.
Kujtojmë që nesër zhvillohet ndeshja e tjetër gjysmëfinale ndërmjet Milanit e Napolit./Arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...