Sandro Tonali është lojtari më i përfolur ditëve të fundit, për akuzat ndaj tij për përfshirje në baste ilegale.
Tonali ka pranuar të bashkëpunoj me gjykatën italiane, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa sipas Gazetës Dello Sport, Tonali thuhet se ka pranuar se ka vënë baste në futboll dhe për skuadrën e MIlanit, sa ka qenë pjesë e skuadrës rosonere.
Pas kësaj Newcastle ka dalur në një komunikatë ku i ka dalur në mbështetje italianit.
“Newcastle United mund të konfirmojë se Sandro Tonali është subjekt i hetimit nga Prokuroria Italiane dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në lidhje me aktivitetin e paligjshëm të basteve. Sandro është plotësisht i angazhuar në hetim dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet përkatëse. Ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të marrin mbështetjen e plotë të klubit. Për shkak të këtij procesi në vazhdim, Sandro dhe Newcastle United nuk janë në gjendje të ofrojnë komente të mëtejshme për momentin”, thuhet në komunikatë.
Nëse shpallet fajtor Tonali mund të mbetet jasht fushave të gjelbërta për më shumë se një vit kanë shkurar shumë media evropiane./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...