Festa vazhdon ende për Argjentinën pasi u kurorëzua për herë të tretë kampione e Kupës së Botës në Katar.
Ylli argjentinas, Lionel Messi ka publikuar disa postime në llogarinë e tij në Instagram, por i fundit prej tyre ishte jashtëzakonisht i veçantë.
Messi ka shkruar një letër emocionuese duke kujtuar rrugën drejt fitores në Kupën e Botës dhe ka përmendur edhe ata që nuk kanë mundur të jenë aty.
Shkrimit ia ka bashkangjitur edhe një video prekëse pas fitores së Kupës së Botës.
Këto janë fjalët e Leo Messit:
“Nga Grandoli deri në Kupën e Botës në Katar, kaluan pothuajse 30 vjet. Kanë qenë gati tri dekada gjatë së cilave topi më dha shumë gëzim dhe gjithashtu pak trishtim. Gjithmonë e kam pasur ëndërr për të qenë kampion bote dhe nuk doja të ndalja së provuari edhe duke e ditur se kjo mund të mos ndodhte kurrë”.
“Kjo Kupë që fituam është edhe për të gjithë ata që nuk e arritën në Botërorët e mëparshëm që luajtëm, si në vitin 2014 në Brazil, ku të gjithë e merituan, sepse luftuan deri në finale, punuan shumë dhe e donin aq shumë, siç bëra unë… Dhe e meritonim edhe atë finale të mallkuar”.
“Është gjithashtu Kupa e Diegos, që na inkurajoi nga parajsa. Dhe e gjithë atyre që e kanë mbështetur gjithmonë Kombëtaren, pa parë aq shumë rezultatin, por dëshirën tonë, edhe kur gjërat nuk shkonin ashtu siç donim”.
“Dhe sigurisht dhe i gjithë këtij grupi të bukur që u formua dhe i stafit stërvitor dhe i të gjithë njerëzve të kombëtares, që, duke qenë anonimë, punojnë ditë e natë për ta bërë më të lehtë për ne”.
“Shumë herë dështimi është pjesë e rrugëtimit dhe e të mësuarit dhe pa zhgënjim është e pamundur që të vijë suksesi. Faleminderit shumë nga zemra! Forca Argjentinë!!!”, ka shkruar Messi.
Messi ishte lojtari kryesor i Argjentinës në këtë Kampionat Botëror, ku me shtatë gola dhe tre asistime i udhëhoqi ata drejt trofeut./arbresh.info/
View this post on Instagram
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...