Marcelo u rikthye gjatë muajit shkurt te Fluminense, skuadra ku u rrit dhe u bë futbollist profesionist. Mbrojtësi i majtë i dha fund aventurës europiane pas 16 vitesh.
Cristiano Ronaldo tentoi ta bindte për t’u transferuar në Arabinë Saudite, aty ku e pritnin milionat. Por 35-vjeçari dëgjoi zemrën dhe riveshi sërish fanellën e Fluminenses së tij të dashur.
Dhe pak ditë më parë realizoi një ëndërr të kahershme, duke fituar Kupën Libertadores pas suksesit dramatik në finalen e zjarrtë kundër Boca Juniors. Kompeticion që ai dhe Fluminense nuk e kishin shijuar kurrë më parë.
Edhe pse ka fituar pesë herë Champions League me Realin e Madridit, Marcelo theksoi se ky ishte trofeu më i bukur i karrierës.
“Te Reali duhet të më kuptojnë: ky është titulli më i rëndësishëm në karrierë, sepse e fitova me klubin ku jam rritur.
Champions apo Libertadores? Sigurisht që kjo e dyta. Nuk ka çmim dhe ndjesi më emocionuese për mua”.
Braziliani i është rikthyer pistës Al-Nassr, skuadrës së Cristiano Ronaldos, mikut të tij të vjetër. Portugezi e donte sërish shok skuadre në Arabi, por Marcelo bëri një zgjedhje romantike.
“Ne folëm me njëri-tjetrin disa kohë më parë. Kisha oferta, por e kisha të nevojshme të kthehesha këtu, në Brazil, te rrënjët e mia. Diçka brenda vetes më thoshte se duhej të kthehesha të Fluminense”, u shpreh Marcelo.
I cili u shndërrua në futbollistin e 14-të që ka fituar Championsi + Libertadores. Përpara tij ja kanë dalë emrat e mëposhtëm:
Dida (Milan/Cruzeiro)
Cafu (Milan/San Paolo)
Carlos Tevez (Manchester United/Boca Juniors)
Juan Pablo Sorin (Juventus/River Plate)
Walter Samuel (Inter/Boca Juniors)
Roque Junior (Milan/Palmeiras)
Danilo (Real Madrid/Santos)
Ronaldinho (Barcelona/Atletico Mineiro)
Neymar (Barcelona/Santos)
Rafinha (Bayern Munchen/Flamengo)
Ramires (Chelsea/Palmeiras)
David Luiz (Chelsea/Flamengo)
Julián Alvarez (Manchester City/River Plate)
Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen d...
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqe...
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi fo...
“Defender Europe” fillon nesër, marrin pjesë më shumë se 25 ...
Dua Lipa shkëlqen në Francë gjatë turneut “Radical Optimism”
Kallas: Liderët t’i lënë ndarjet anash – Kosova në plan të p...