Njëri ndër nominuesit për çmimin “Topi i Artë”, Robert Lewandowski nuk do të jetë fitues i këtij çmimi.
Sipas “Marca”, Polaku do të ketë një çmimin, por jo Topin e Artë, ai do të akreditojë si një nga lojtarët më të mirë në botë.
“France Football” ka bërë të ditur se sot do të ndahen edhe dy çmime të tjera, andaj sipas “Marca” mund të marrë çmimin për sulmuesin me të mirë në botë.
Dy çmimet të cilat do të ndahen janë “Klubi më i mirë i vitit” dhe “Sulmuesi më i mirë i vitit”.
Robert Lewandowski ishte favorit vitin e kaluar për të fituar çmimin e Topit të Artë, por përshkak të pandemisë është anuluar.
Ndërsa këtë vit poashtu ka qenë njëri ndër favoritet, por siç raporton “Marca”, në votimet përfundimtare është kaluar nga Lionel Messi, ndërsa i treti është Karim Benzema. /arbresh.info/
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë