Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për një transferim të mundshëm të Erling Haaland nga Manchester City këtë afat kalimtar.
Barcelona po mbyll sezonin me dy trofe, La Ligan dhe Kupën e Mbretit, duke pasur një sezon relativisht pozitiv, përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale.
Megjithatë, eliminimi nga gara elitare evropiane e klubeve ka bërë që drejtuesit e klubit katalunas të mendojnë përforcimin e skuadrës për edicionin e ri.
Shumë emra të mëdhenj lojtarësh janë përfolur si transferime të mundshme gjatë verës, ku njëri nga ta është edhe ylli i Cityt, Haaland.
Por, presidenti i Barcelonës, Laporta ka mohuar se po mendojnë transferimin e tij për momentin, edhe pse e pse sipas tij asgjë nuk është e pamundur.
“Asgjë nuk është e pamundur. Por nuk po mendojmë për këtë për momentin. Ai sapo nënshkroi një kontratë të re me Cityn”, u shpreh Laporta
Haaland ka një kontratë që e mban të lidhur me Manchester Cityn deri në vitin 2034./Arbresh.info
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...