Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga ka folur për vizitën e pronarit të Chelseat, Todd Boehly në dhomën e tyre të zhveshjes pas humbjes së fundit ndaj Brighton.
Amerikani u tha se i kishte kritikuar lojtarët dhe paraqitjen e tyre si të turpshme pasi ata humbën 2-1 ndaj Brighton të shtunën.
Kjo ishte humbja e tyre e 12-të e sezonit që i vendosi ata në vendin e 11-të në tabelën e Premier League.
Kepa u pyet për vizitën e shumëpërfolur të Boehly-t dhe reprezentuesi spanjoll nuk pranoi të hynte në ndonjë detaj rreth asaj që ndodhi.
“Todd vjen në dhomën e zhveshjes çdo ndeshje, kështu që ai ka biseda të ndryshme me ne pas ndeshjeve të ndryshme. Nuk do të them atë që tha, por është normale kur vjen në dhomën e zhveshjes”, tha Kepa në një konferencë shtypi përpara ndeshjes me Real Madrid.
Boehly vizitoi dhomën e zhveshjes pasi u përball me mbështetës të zemëruar gjatë humbjes./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...