Kapiteni i FC Dritës, Rron Broja, së bashku me trajneri, Zekerija Ramadnia kanë dalë sot në konferencë për media para ndeshjes e së nesërme ndaj Legia Varshavës, ndeshje kjo e vlefshme për play-offin e Conference League.
Broja gjatë konferencës tha se janë shumë të lumtur që janë në play-off, ndërsa shtoi se ai së bashku me bashkëlojtarët besojnë shumë në vete dhe do të mundohen ta dëshmojnë që nuk janë këtu rastësisht, shkruan Arbresh.info.
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në play-off të Ligës së Konferencës. Na pret një ndeshje mjaftë e vështirë, kundër një kundërshtari mjaft të vështirë. Mirëpo, ne besojmë shumë në vete dhe do mundohemi ta dëshmojmë që nuk jemi rastësisht këtu”.
“Synimi ynë është ta japim maksimumin dhe gjithçka që kemi, që të arrijmë një rezultat pozitiv. Pastaj, në ndeshjen e dytë ta kërkojmë kualifikimin”, ka thënë Broja.
FC Drita do të jetë mysafire e Legia Varshavës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Wojska Polskiego” më fillim nga ora 18:00.
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...