Kombëtarja e Kosovës, nesër do të zhvillojë një ndeshjes miqësore kundër asaj të Jordanisë, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokkri” nga ora 18:00.
Në konferencë për media, trajneri i përkohshëm i “Dardanëve”, Primoz Gliha ka theksuar se Kosova doemos duhet të ndryshojë.
“Kërkoj të fitohet secila ndeshje, këtë ua kam thënë edhe lojtarëve. Duhet të ndryshojmë, të mos kemi kaq shume respekt për kundërshtarët. Për mua nuk ka ndeshje miqësore, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Duam të marrim më të mirën nga këto ndeshje “ – ka thënë trajneri.
Ndërsa më 14 nëntor, Kosova do të udhëtojë për në Athinë ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit për kualifikimin për Kupën e Botës, “Qatar 2022” ndaj Greqisë. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...