FIFA zbulon emrat e të nominuarve për çmimin “The Best”

18:01 | 22 Nëntor 2021

FIFA sot ka bërë të ditur emrat e lojtarëve  të nominuar për çmimin prestigjioz, për futbollistin më të mirë të vitit, “The Best”.

11 lojtarë do të garojnë për çmimin.

Më e veçanta e këtij çmimi për këtë vit, është se ceremonia do të mbahet online me datën 17 janar të vitit 2022.

Lojtarët e nominuar janë:Karim Benzema, Kevin de Bruyne, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Lionel Messi, Neymar, Erling Haaland, Jorginho, N’Golo Kante, Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara