Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që t’i përjashtoj dy skuadrat të dyshuar për kurdisje nga Liga e Parë.
Bëhet fjalë për Ulpianën dhe Vllazninë e Pozheranit.
Sot gjatë ditës, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Shkallës së Dytë të FFK-së, ka marrë vendimin përp përjashtimin e dy skuadrat nga Liga e Parë, duke vazhduar garën ne Ligën e Dytë, shkruan Arbresh.info.
Më 11 prill, Komisioni i Garave të FFK-së vendosi që ndeshja e xhiros së 21-të mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit ishte e kurdisur. Ndeshjen e kishte fituar Vllaznia me rezultatin 4-3.
Vendimi i Komisionit të Garave u konfirmua edhe nga Shkalla e Dytë e FFK-së.
“Klubet futbollistike “Ulpiana” dhe “Vllaznia Pozheran” largohen nga garat e rangut përkatës të Ligës së Parë të Futbollit (Grupi B) të edicionit 2023/24, ashtu që të njëjtit kthehen në rang më të ulët të garave dhe me këtë humbin statusin e anëtarëve të Ligës së Parë për edicionin 2023/24, kurse garat e rregullta nga kampionati vijues 2024/25 i zhvillojnë në Ligën e Dytë të Futbollit”, thuhet në vendimin e Komisionit të Shkallës së Dytë të FFK-së.
Menjëherë pas vendimit të Komisionit të Garave, të dyja klubet kishin mohuar përfshirjen në kurdisje, ndërsa Policia tanimë ka nisur hetimet. /Arbresh.info/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...