Pas një sezon të mirë në Superligën e Kosovës, Ferizaj ka filluar përgatitjet për edicionin e ri 2025/26.
Disa ditë më parë ka zyrtarizuar disa lojtarë të ri si dhe vazhdimin e kontratës me trajnerin Arsim Abazin, shkruan Arbresh.info.
Kurse gjatë ditës së sotme ka prezantuar futbollsitin e radhës, Rejan Thaçin, i cili më herët ka pasur përvoja edhe në futbollin evropian.
Ai luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe karrierë ka zhvilluar si Yverdon Sport, Stade Lausanne dhe së fundmi te Lancy FC.
Gjithashtu, 21-vjeçari ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Kosovës U21, duke treguar kualitetin e tij edhe në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...