“Dardanët”: Faleminderit dhe mirupafshim Bernard Challandes

13:38 | 13 Tetor 2021

Tifozët e flaktë të Përfaqësueses së Kosovës, Dardanët, kanë falënderuar selektorin zviceran Bernard Challandes për shërbimet e tij në vitet e fundit.

“Dardanët” shpresojnë që Federata e Futbollit të Kosovës, do të gjeje zëvendësimin e duhur për ekipin e Kosovës.

Lexo edhe:

Challandes: Shpresoj që një ditë te rikthehem të Kosova

“Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara…Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës. Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet”shkruhet në reagimin e  tifozëve Dardanë. /arbresh.info/

Lexo edhe :

Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Përfaqësueses së Kosovës

Postimi i plotë:

Lajmet më të lexuara