Performancat fantastike tek RB Leipzig kanë bërë që Xavi Simons të kthehet në një prioritet kryesor të skuadrave më të mira europiane në verë. Holandezi është në huazim në Bundesliga nga PSG, por ka tërhequr interes të jashtëzakonshëm me kontributin e tij në kampionatin gjerman.
PSG synon ta rikthejë në kontigjent 20-vjecarin, por që tani kanë nisur sinjalet e para nga klubet që duan shërbimet e Simons. Një nga klubet që ka shfaqur interesimin më konkret deri më tani është Arsenali. Topcinjtë e Londrës janë protagonistët kryesorë të kësaj trantative që vjen natyrshëm pasi 20-vjecari ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 3 për shokët e skuadrës këtë sezon.
Jo vetëm tek Leipzig, por edhe me fanellën e PSV Eindhoven në sezonin e shkuar, SImons shfaqi aftësi të larta për të mbuluar disa pozicione, si në fazën ofensive, por edhe në mesfushë.
Shpesh këtë sezon Arsenali është varur nga krijimtaria e Saka që nuk ka qenë e lartë dhe për t’i larguar përgjegjësinë kryesore lojtarit anglez, trajneri Mikel Arteta do të kërkojë të aktivizojë dhe Xavi Simons në një pozicion të ngjashëm për t’i ofruar shërbimin e duhur sulmit./SS
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme