Corriere dello Sport shkruan se Ardjan Ismajli mund të kalojë te Napoli në afatin kalimtar të janarit, me menaxherin e shqiptarit që ka pasur kontakte me klubin e njohur italian.
Napoli është në kërkim të një mbrojtësi dhe emri i kontaktuar ka qenë mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli.
Meluso, e kishte afruar nga Hajduk Split te Spezia sa ishte aty drejtor, mbrojtësin shqiptar.
Sipas të famshëm italiane tashmë ka pasur kontakte me agjentin e Ismajlit, Serxhio Mezin.
Madje aty shtohet se kontaktet kane qenë që të mbyllin marrëveshjen sa më shpejtë.
27-vjecari është pjesë e kombëtares së Shqipërisë tash e disa vite ku ka gjithsej 35 paraqitje.
Teksa karrierë ka bërë tek Hajduku i Splitit nga viti 2015 deri në vitin 2021, kurse për një szon ka qenë tek Spezia.
Ndërsa ky është sezoni i treti që Ismajli është mbrojtësi bartës i skuadrës së Empolit.

Nëse arrihet një finalizim i marrëveshjes atëehrë Ismajli do t’i bashkohet Rrahmanit tek Napoli, ku do të krijojnë një tandem shqiptar në mbrojtjen napoletane./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...