Sot (e martë) janë bërë pikërisht 16 vite nga debutimi i Cristiano Ronaldos në fazat e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve.
Sulmuesi portugez ishte pjesë e linjës startuese në skuadrën e “Djajve të Kuq” në ndeshjen e humbur me rezultat të ngushtë 2 me 1 në Stuttgart, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte shfaqur në raundin e tretë kualifikues të kompeticionit në sezonin 2002/03 duke u inkuadruar në minutën e 58 gjatë barazimit 0 me 0 të Sporting CP kundër Interit. Megjithatë, ishte Sir Alex Ferguson që i dha atij ndeshjen e parë në fazë të grupeve bartësit të fanellës me numër 7 – atëherë 18 vjeç e 238 ditë, duke luajtur me të për 90 minuta gjatë disfatës 2 me 1 kundër Stuttgarit që ishte atëherë në krye të Bundesligas.
Kontributi më i madh i adoleshentit ishte një përplasje me portierin Timo Hildebrand të Stuttgarit nga i cili United siguroi penalti që u konvertua në gol më pas nga Ruud van Nistelrooy.
Pjesë e formacionit startues atë mbrëmje te skuadra e United përveç Ronaldos ishin edhe yjet si Ruud van Nistelrooy, John O’Shea, Rio Ferdinand, Roy Keane, Tim Howard, Mikaël Silvestre, Phil Neville, Paul Scholes, Gary Neville dhe Ryan Giggs./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...