Liverpooli nesër luan sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit në “Anfield Road”.
Në këtë sfidë kampioni i Anglisë hyn pa tre lojtarët kryesorë të skuadrës Alisson Becker, Jeremie Frimpong dhe Alexander Isak, shkruan Arbresh.info.
Këta dy të fundit u transferuan këtë verë. Liverpooli derdhi nga arkat e saj 150 milionë euro për transferimin e sulmuesit suedez i cili nuk ka treguar pothuajse asgjë deri më tani.
Slot në konferencë për media tha se ai pritet të kthehet në ndeshjen e fundjavës derisa konfirmoi mungesën e tij dhe dyshes së lartcekur për takimin e nesërm.
“Jeremie dhe Alisson nuk do të jenë të gatshëm për të dielën, për Alex, le të presim dhe të shohim. Ndoshta mund të jetë pjesë e skuadrës, por ende nuk stërvitet me ekipin”, deklaroi Slot.
“Isak mund të rikthehet në skuadër për ndeshjen kundër Cityt, por ende nuk ka nisur stërvitjet me ekipin”, tha ndër tjera Slot.
Liverpooli nuk po kalon në ecuri të mirë të mirë sfidat e fundit ku ka pësuar gjashtë humbje në tetë sfidat e fundit./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s