Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26 deri më 29 qershor.
Shqipëria u përfaqësua me katër sportistë të moshave nga 10 deri në 21 vjeç – tre nga ekipi i Tiranës dhe një nga klubi “Bijtë e Shqipes” në Lushnjë.
Rezultati më i spikatur për Shqipërinë erdhi nga Amanda Dedej, sportistja 14-vjeçare e klubit “Bijtë e Shqipes”, e cila u shpall kampione bote në kategorinë nën 52 kilogramë.
Ajo zhvilloi gjashtë ndeshje kundër sportisteve nga vende të ndryshme dhe në finale mundi me rezultatin bindës 4-0 serben Neda Mariçeviq, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri i ekipit kombëtar, Lirim Dedej, u shpreh se kjo medalje e artë është një tjetër dëshmi e progresit të karatesë shqiptare, pas suksesit në kampionate ballkanike dhe evropiane.
Ai theksoi se ky rezultat e ngre më tej nivelin e ekipit kombëtar dhe i jep shtysë për objektiva edhe më të mëdha në të ardhmen.
Amanda Dedej, tashmë kampione bote në moshën 14-vjeçare, ka si qëllim të radhës medaljen e artë olimpike.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...