Notarët tanë kanë përfunduar edhe ditën e dytë të garave në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Suksesi më i madh i tyre ishte rezultati i talentes 13-vjeçare, Fjorda Shabani, e cila theu rekordin e Kosovës për seniore në 100 metra shpinë.
Ajo pati kohën 1.07:69 sekonda. Kjo kohë është mjaft premtuese për të ardhmen e Fjordës dhe në përgjithësi notit të Kosovës. Ajo e mbante vetë rekordin me kohë 1.08:27 sekonda.
“Kam stërvitur shumë dhe kam pritur që do ta thyej rekordin. Jam shumë e kënaqur, por mendoj se kam mundur të kem kohë edhe më të mirë. Sidoqoftë, është kohë shumë e mirë”, tha Fjorda Shabani për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Sa i përket pozitës së përgjithshëm të Fjordës në këtë disiplinë të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018, ajo u rendit e 10-ta nga 11 garuese.
Në të njëjtën disiplinë, Eda Zeqiri doli e 11-ta me kohë 01.09:42 sekonda.
Në disiplinën 100 metra bretkocë, Dasar Xhambazi, doli i 18-ti nga po aq pjesëmarrës me kohë 01.11:51 sekonda.
Noti do të ketë gara edhe nesër, ku edhe do ta përfundojë pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...