KFF Mitrovica ka fituar Kupën e Kosovës në kategorinë e femrave.
Mitrovica mposhti Hajvallin me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edona Kryeziu e zhbllokoi rezultatin për Mitrovicën në minutën e 10-të të ndeshjes.
Por, Hajvalia arriti të barazoj në fund të pjesës së parë me anë të Qendresa Krasniqit, pak para përfundimit të pesës së parë.

Mitrovica e vulosi fitoren me anë të Donjeta Halilaj, e cila shënoi 11 minuta pa u mbyllur takim.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar ishte Mitrovica që e fitoi këtë trofe./Arbresh.info/
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën