Në orët e fundit, Hakan Calhanoglu u vendos sërish në qendër të zërave të merkatos. Në median turke u fol me siguri për transferimin e mesfushorit të Interi te Galatasaray në fund të këtij sezoni.
Ai qe mendoi të shuajë zërat ishte agjenti i vetë futbollistit, Gordon Stipic që ndërhyri për të folur në lidhje me këtë çështje.
“Hakan Calhanoglu ka me Interin një kontratë deri në 2027 dhe është shumë i lumtur si në Itali ashtu edhe te Inter-tha Stipic-spekulimet për një transferim të tij te Galatasaray janë shfaqur disa herë në të kaluarën dhe po rishfaqen edhe tani. Por faktet janë të qarta: nuk ka pasur tratativa me Galatasaray as verën e kaluar as në janar. Nuk ka pasur asnjë kërkesë apo sondazh konkret, në asnjë moment”, tha ai.
Stipic theksoi se Calhanoglu është i përqendruar të mbyllja e sezonit me Interin që po i afrohet titullit të Serie A
“Hakan është krejtësisht i përqendruar në atë që ka rëndësi vërtet në këtë fazë, te Interi, lufta për titullin dhe arritjen e suksesit bashkë me skuadrën-shtoi Stipic-javë pas jave, me paraqitjet, pasioni dhe ndjenjën e tij të përgjegjësisë në fushë ai vazhdon të tregojë kualitetet e tij dhe rëndësinë që ka në skuadër duke pare më krenari të madhe dhe vendosmëri edhe nga Botërori me Turqinë te cilën do ta udhëheqë si kapiten, një përgjegjësi që është një nder special dhe që do të thotë shumë për të”, vazhdoi ai.
Calha iu bashkua Interit në vitin 2021, pas një aventure në Milan. Ai deri më tani ka luajtur 210 ndeshje me zikaltrit dhe ka realizuar 48 gola dhe 38 asistime./Arbresh.info
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...