Tani që Zinedine Zidane është emëruar në pozitën e trajnerit, Real Madridi ka filluar ta përgatitë ofertën për transferimin e yllit belg të Chelseat, Eden Hazardit, sipas të përditshmes angleze, Telegraph.
Drejtuesit e Real Madridit tashmë i kanë kontaktuar drejtuesit e Chelseat dhe u kanë bërë të ditur se do të bëjnë ofertë për ta transferuar Hazardin gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.
Çmimi për të cilin Hazardi do të kalojë nga Stamford Bridge në Santiago Bernabeu ende mbetet sekret, megjithatë besohet se madrilenët do t’i ofrojnë belgut kontratë deri në vitin 2022.
Edhe vetë Hazardi, i cili më parë e kishte shprehur dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridi, pritet që së shpejti të flasë me drejtuesit e Chelseat dhe t’ua bëjë atyre me dije se nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me ta.
Hazardi ka thënë gjithmonë se ai është tifoz i madh i Zinedine Zidane dhe tani që francezi është emëruar përsëri në pozitën e trajnerit të “Los Blancos”, transferimi i Hazardit ka edhe më shumë gjasa të ndodhë.
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...