Trepça e ka mposhtur Borean me rezultat të thellë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Skuadra vendase e humbi këtë ndeshje me rezultat 149:55, duke u thelluar kështu edhe më shunë në krizë, pasi që edhe para kësaj ndeshjeje, Borea radhitej në pozitën e fundit në tabelë.
Në anën tjetër, kjo fitore vjen si lajm i mirë për Trepçën, e cila po ashtu në këtë sezon ka më shumë humbje se fitore. Nga gjithsej 19 ndeshje të zhvilluara, mitrovicasit i kanë fituar vetëm nëntë.
Sa i përket klubit pejan, ata rrezikojnë të bie nga Superliga, pasi që i kanë fituar vetëm tri ndeshje nga gjithsej 19 të zhvilluara. Boreas do t’i nevojitet t’i fitojë ndeshjet e radhës për ta ulur presionin mbi vete.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...