Milani do t’i shkojë mysafir sonte Atalantas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të të Serisë A, e cila do të fillojë në orën 20:30, në stadiumin Atleti Azzuri d’Italia. Kjo ndeshje do ta vendosë klubin që do të renditet në pozitën e katërt.
Vendasit e kanë një test të madh para vetes, pasi që janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit, prej të cilave gjashtë i kanë fituar. Për më tepër, Atalanta e ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të ligës italiane dhe është vetëm një pikë larg Milanit, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Milani është në formën më të mirë që nga marsi i vitit 2018, pasi që nuk e ka humbur asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë e Gennaro Gattusos kanë pësuar disfatë vetëm një herë në 11 ndeshjet e fundit.
Milani është vetëm një pikë para Lazios, që renditet në vendin e pestë. Djemtë nga San Siro e mbajnë rekordin për skuadrën e dytë me mbrojtjen më të mirë këtë sezon, duke i pranuar vetëm nëntë gola dhe së fundi janë përmirësuar edhe në fazën e sulmit, përmes transferimit të Krzysztof Piatek.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:
Atalanta: Berisha; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Castagne; Ilicic, Gomez; Duvan Zapata
Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetà; Suso, Piatek, Calhanoglu
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu
Moti për ditën e nesërme
Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike...
Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti “vozitet”...
Tri javë deri te afati kushtetues për presidentin, ende pa m...