Real Madridi ende nuk e ka lëshuar asnjë sinjal se dëshiron ta transferojë Eden Hazardin gjatë afatit kalimtar të verës
Në anën tjetër, Chelsea ende është duke tentuar që ta bindë futbollistin belg për të nënshkruar kontratë të re dhe të dy palët, drejtuesit e klubit dhe përfaqësuesit e Hazardit, janë ende në bisedime.
Kontrata e Hazardit përfundon në verën e vitit 2020 dhe ai nuk e ka lënë aspak sekrete dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e klubit madrilen. Megjithatë, gjiganti i La Ligës ende nuk e ka bërë asnjë ofertë për të.
Për shkak të dënimit që Chelsea e ka marrë nga FIFA, klubi s’do të ketë të drejtë të transferojë lojtarë gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare, çmimi i Hazardit pritet të ngrihet edhe më shumë nga drejtuesit e klubit anglez.
Për shkak të këtij çmimi dhe për shkak se Real Madridi mund të preferojë ta transferojë Neymarin, Hazard mund të mbetet në “Stamford Bridge” edhe pas kësaj vere.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...