Zylo: Takimi greko-turk në Tiranë do bëhet

22:42 | 12 Janar 2021

Bisedimet greko turke për tensionin në janë një nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit dhe sidomos kur po diskutohet se kryeministri Edi Rama po luan rolin e një negociatori mes palëve.

Kjo nisi menjëherë pasi Rama ishte dy ditë në Turqi dhe menjëherë më pas mbërriti në Athinë.

Vetë ministri turk Cavusoglu tha se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias.

Opinionisti Julian Zylo tha në Open i sigurt se takimi i përfolur mes Greqisë dhe Turqisë në Tiranë do të bëhet.

Debati:

Zylo: Takimi në Tiranë do bëhet se ministri turk nuk e jep ftesën kot.

Arjan Çani: Po pse po ja jep mundësinë Ramës, pse po ja bëjnë këtë dhuratë?

Zylo: Po të ishte kështu Rama do ishte akoma më i fuqishëm.

Çani: këta janë mashtrues të niveleve të larta, ndërkombëtare.
Duhen mashtruar delet në Shqipëri. Ky përse e bën ç’na intereson ne Erdogani me Greqinë.

Julian Zylo: Unë kam bindjen se takimi do bëhet në Tiranë. Sepse ndryshe nuk do kishte ftesë, se ftesën në Tiranë e bëri vetë Çavosuglu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara