Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur lidhur me zjarrin që ka përfshirë ditë më parë një ndërtesë në Tiranë.
Ai u shpreh se ajo do të rindërtohet tërësisht nga e para, siç tha, nga ndërtuesi i saj, raporton abcnews.al.
“Pati një moment që fillimisht ishte rrëqethës, flakët që përfshinë një pallat në Tiranë, u duk se mund të kërcënonte seriozisht jetët e banorëve. Falë punës profesionale dhe heroike të forcave të zjarrfikësve, gjithçka kaloi pa asnjë jetë të humbur. Çka mbeti, ishte shkrumbimi i asaj godine, u vumë në lëvizja. Godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, nga ndërtuesi i saj”.
“Angazhimni për të ndihmuar banorët, deri në momentin kur ata banorë të kthehen në shtëpi, të kenë bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia. Ev ërteta është që kjo ishte fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndije, nisje zjarri po të doni, që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin. Kjo është arsye për të kuptuar, me çka lidhet me cilësinë dhe materialet e ndërtimit, ndërtimi kishte materialet e certifikuara dhe vinin nga importi. Nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë”, theksoi ai.
Selin Bollati rrëfen emocionet pas fitores: Jam në shok dhe ...
Ferizaj shkarkon trajnerin para ndeshjeve vendimtare
Osmani takon këshilltarin e Trump-it: E falënderova për mbës...
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një ...
Zjarri në ndërtesën në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet tërës...
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...