Pas vizitës në Romë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndaloi në Barcelonë, ku delegacioni shqiptar u prit me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës.
Në episodin më të fundit të podkastit “Flasim”, gjatë rubrikës “Shënimet e Javës”, Rama e cilësoi këtë pritje si dëshmi të rritjes së vlerësimit për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
“Me ftesë të kryeministrit Sanchez mora pjesë në tryezën e përbashkët të Samitit, të quajtur në mbrojtje të demokracisë. Dhe para këtij Samiti, së bashku me delegacionin, u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës,” tha Rama.
Ai kujtoi se dikur Shqipëria në Spanjë lidhej me paragjykime, ndërkohë sot është një destinacion kryesor turistik për të rinjtë spanjollë.
Marrëdhëniet politike mes dy vendeve, sipas tij, janë tashmë në një nivel tjetër.
“Këto ndalesa nxjerrin në pah qartë se si partnerë seriozë, falë ecurisë dhe transformimit, ne gjendemi në një pikë ku kemi vetëm një rrugë, të ecim me shpejtësi përpara,” u shpreh kryeministri.
Vizita në Barcelonë, nga kryeministri u cilësua si një hap i rëndësishëm për konsolidimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Spanjës./rtsh.al/
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave
Abdixhiku: Sali Çekaj ra për të mos vdekur kurrë
Lojtari i Mallorcës shfaqet me fanellën e Kosovës