Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Këshilltarin Special të Presidentit amerikan, Massad Boulos.
Osmani me anë të një postimi në Facebook njoftoi se në këtë takim ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës nga administrata e Donald Trump, përfshirë edhe ftesën që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.
“Shpreha gjithashtu shpresën time që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë, ndërsa punojmë së bashku për të avancuar paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do të vazhdojë të jetë vendi më pro-amerikan në botë”, shkroi Osmani.
Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çu...
Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 ...
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...
Tiranë, u vetëplagos me armë pa leje dhe mashtroi policinë, ...
Trump thotë se negociatorët po shkojnë në Pakistan, i bën th...
Cristiano Ronaldo i pandalshëm, realizon golin e 969 në karr...