Një 55-vjeçar humbi jetën sot në mëngjes pasi banesa në të cilën banonte u përfshi nga flakët.
Viktima është Gjergji Beqiri dhe vuante nga problem të shëndetit mendor.
Dyshohet shkak për zjarrin të jetë bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga ngrohësja. Në ato momente ka marrë flakë batanija që 55-vjeçari ishte mbuluar.
Fqinji i viktimës, Arben Aliu u shpreh se ai ishte i sëmurë mendor dhe se kujdesej i vëllai për të.
“I sëmurë, i vetmuar, ka disa vite ka qenë me qira, ka qenë vëllai i tij që merrej, në 6 pa çerek më tha gruaja ka dalë tym nga shtëpia e Gjergjit. Tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme dhe nuk futesha dot brenda, ai ishte i sëmurë nuk e dalloje dot, e ndihmonte vëllai i tij. Zjarri rrezikonte gjithë pallatin dhe gjëja e parë që bëra ishte ula linjën elektrike. Ai as nuk gatuante asgjë”, tha fqinji./T Ch/
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...