Një i ri nga Kosova u vra në një sulm me thikë në jug të Londrës. Ata që e kanë njohur e kanë përshkuar si “një djalë të ri të kujdesshëm dhe inteligjent”.
Lorik Abazi, 22 vjeç, nga Croydon, u gjet me plagë thike në Valley Retail Park në Hesterman Way, Croydon, të dielën dhe vdiq në spital, raporton BBC.
Dy vajza, të dyja 25 vjeç, dhe një burrë 28-vjeçar u arrestuan me dyshimin për vrasjen. Një nga të arrestuarat është liruar me kusht.
Në një deklaratë, familja tha: “Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit dhe familja dhe miqtë e zgjeruar, e donim shumë. Një dritë është shuar në jetën tonë dhe jemi të shkatërruar pa fjalë nga humbja e tij. Ne kërkojmë me mirësjellje privatësi në këtë kohë,” shtuan ata.
Kryeinspektori Nick Blackburn tha: “E di që një incident tragjik si ky do t’i shqetësojë njerëzit në vend. Ne besojmë se ky ka qenë një incident i izoluar dhe shpresoj që fakti që kemi një numër të dyshuarish në paraburgim t’u japë pak siguri njerëzve në Croydon.”
Këngëtarja Ganimete Abazi ka njoftuar se i riu që mbeti i vdekur është nipi i saj.
“Jeta po dijka shpeshherë të jetë e padrejtë dhe të godasë aty ku dhemb më së shumti Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem, sepse ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë”, ka shkruar Abazi.
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë