Zjarret janë kthyer në një shqetësim gjatë ditëve të fundit në vendin tonë. Në Tepelenë policia ka proceduar penalisht tre shtetas të cilët akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Sipas policisë ka nisur procedimi penal për shtetasit përkatësisht 66 vjeç dhe 69 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarr në vendin e quajtur “Hija e Korbit” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote.
Gjithashtu nën hetim është vënë edhe një 31 vjeçar për mirëmbajtësin e rrjetit elektrik pranë OSSh Memaliaj, pasi për shkak të neglizhencës në kontrollin e rrjetit elektrik është shkaktuar zjarr në një sipërfaqe toke, në fshatin Buz.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...
Pacolli: Mbi 50 inxhinierë të huaj po mbahen të izoluar në k...
Hamilton publikon foto duke kaluar Urën e Ibrit me ekipin e ...
Shefi i NATO-s mirëpret vendimin e Trumpit për 5 mijë trupa ...
Rubio: Janë shënuar disa progrese të vogla në lidhje me Iran...
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s sëri...