Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ardhur në ndihmë Shqipërisë, duke dërguar 2 helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, për të përballuar situatën e rëndë të krijuar në vend si pasojë e zjarreve. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Emergjencat Civile bëjnë me dije se 2 helikopterët janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë në zjarret në të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu, Mudhafar Al Amri, Gjeneral Brigade dhe Drejtor në detyrë i Autoritetit të Mbrojtjes Civile në Abu Dabi, ishte i pranishëm në terren për të ndjekur nga afër operacionin për fikjen e zjarreve në Gramsh.
“Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve.
Gjeneral Brigade, Mudhafar Al Amri, Drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikjes, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit, ku theksoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Ҫako e falënderoi për ndihmën konkrete, që po jep rezultat në terren”, shkruhet në postimin e Emergjencave Civile.
Aktualisht në vend janë 37 vatra aktive, ku situata më problematike është në Delvinë dhe në Gramsh, ku flakët mbeten të fuqishme dhe po përhapen të ndihmuara nga era dhe terreni i vështirë.
/rtsh.al/
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...