Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro shprehu sot mirënjohje për të gjitha forcat zjarrfikëse në terren, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve në vend.
Kumbaro theksoi se, prej dy ditësh po punohet me të gjitha forcat për fikjen e zjarreve në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, i cili vijon të jetë i mbyllur për vizitorët këto ditë për të siguruar mirëqenien e gjithë pushuesve.
“Parku Natyror sot është i sigurt, por beteja me flakët vazhdon pa pushim në fshatrat përreth me angazhimin e të gjitha forcave në terren, nga Forcat Zjarrfikëse, tek Emergjencat Civile, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura”, shkroi ministrja, në një postim në rrjetet sociale, teksa shprehu mirënjohje për të gjitha forcat në terren./atsh.al
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër