Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki të vendit.
Kështu thotë Ministria e Mbrojtjes, e cila shton se vatrat janë pikasur në bashkitë Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan.
Të gjitha vatrat janë arritur të shuhen dhe nuk ka dëme në njerëz, banesa apo në bagëti. Megjithatë zjarret kanë djegur rreth 35.9 hektarë sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte.
“Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura Në kuadër të përballimit të situatës së zjarreve në jug të vendit, Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët. I gjithë mekanizimi i Mbrojtes Civile në nivel vendor dhe qendror mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të situatës. Ndërsa sa i përket zjarreve pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier, nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet e tjerë”, thekson Ministria e Mbrojtjes./abcnews.al
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...