Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një apartament në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër.
Flakët kanë shpërthyer në katin e tretë të një pallati, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin menjëherë, pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në apartamente të tjera.
Për shkak të rrezikut, OSHEE është detyruar të stakojë energjinë elektrike në gjithë zonën, deri në normalizimin e situatës./tch
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...